Trajneri i Atalantës, Xhanpjero Gasperini pas fitores ndaj Liverpulit me 2:0 në Ligën e kampionëve deklaroi se kjo është arritje e jashtëzakonshme.
“Kur kam punuar në Xhenovë, atyre u kujtohej se si fituan këtu në vitin 1992. Tani kam arritur të fitoj në ‘Enfild’ me Atalantën. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Kjo është gjithashtu e dobishme nga pikëpamja e qëndrimit të kombinuar për të kaluar fazën e grupeve”, tha Gasperini.
Pas katër gjirove në grupin-D nga Liga e kampionëve, Liverpuli është i pari me nëntë pikë, Ajaksi dhe Atalanta kanë nga shtatë, Mitjiland është pa asnjë pikë të fituar.
