Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, bartës i listës në njësinë zgjedhore 2, ka prezantuar para qytetarëve të Butelit platformën zgjedhore të koalicionit “Tash është koha” mes Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët.
“Biseduam mbi platformën tonë programore dhe zgjidhjen e problemeve reale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e vendit. Përveç marshit elektoral që realizuam bashkë me aktivistët dhe simpatizuesit e koalicionit tonë, gjithashtu kisha rastin që të bashkëbisedoj edhe me tregtarët e “Tregut të Gjelbërt” në Butel, ku folëm mbi problemet reale të tyre ekonomike dhe sociale. Fryma e fitores është afër. Ne më 15 korrik do ta sjellim ndryshimin” ka shkruar Gashi në Facebook./TV21
