-Është ofendim që e ka bërë z.Grubi. Është keq të merret me këso ofendime, këtë e tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në “Summer Click”, duke e komentuar deklaratën e zv/kryeministrit Artan Grubi, i cili dje tha se kryeministri i Kosovës është keqpërdorur nga opozita shqiptare në vend, me rastin e vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.
“Ofendimi më i madh që mund të ia bëni një kryeministri siç është Albin Kurti, është t’i thoni atij që dikush iu keqpërdorë. Një fëmije 7 vjeç mund të pretendoni se po keqpërdoret, por një kryeministri siç është Albin Kurti, me vlerat e tij intelektuale, e me shkathtësinë që e ka, me i thanë atij që dikush të keqpërdor, është ofendimi më i madh që mund t’ia bëni atij edhe popullit të Kosovës që e ka votuar”, tha Gashi.
