Gashi: BDI-në duhet ta dërgojmë në opozitë

TË FUNDIT

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi në ClickPlus ka vlerësuar se partitë shqiptare duhet të bëhen bashkë, për të dërguar Bashkimin Demokratik për Integrim në opozitë.

“BDI-ja duhet të shkojë në opozitë. Ne duhet të bashkohemi që të realizojmë këtë ide. Kjo që po e flas unë nuk është edhe pak. Ne komunikojmë në mes vete dhe do ta shohim si rrjedh procesi”, tha Gashi.

I pyetur konkretisht për Grupin e zjarrit, fraksionin brenda BDI-së, Gashi tha se “kanë komunikim me zotëri Mexhitin pasi me të njëjtin takohen në Kuvend”.