Gareth Southgate nuk do të jetë trajner i Anglisë, jep dorëheqjen

TË FUNDIT

Gareth Southgate nuk do të jetë më trajner i Anglisë. 53-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja dy ditë pas finales së humbur me Spanjën në Euro 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri anglez.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës ishte ndeshja e fundit si trajner i Anglisë”, ka deklaruar 53-vjeçari.

Southgate drejtoi Anglinë në 120 ndeshje zyrtare dhe qëndroi në stol prej 8 vitesh.