Garë e nxehtë për Qytetin e Shkupit, Arsovska merr mbështetjen e koalicionit DMPNE-ASh-AAA

TË FUNDIT

Danella Arsovska e cila shpalli kandidaturën si e pavarur për Qytetin e Shkupit, në zgjedhjet lokale të tetorit do të mbështet nga tashmë koalicioni më i ri VMRO DPMNE-Aleanca-Alternativa.
Lideri i opozitares VMRI DPMNE tha se Shkupit i duhet një menaxher i aftë dhe i përgatitur.

“Komiteti ekzekutiv i partisë, pastaj edhe Komiteti qendror solli vendim që VMRO DPMNE ta përkrahë kryetarin e ardhshëm të Qytetit Shkupit, e ajo është Danella Arsovska. Person me biografi impozante pas vetes, suksese të vërtetuara dhe pranuara në ekonomi, grua e cila udhëheq me Odat ekonomike të Maqedonisë”, tha Mickoski.

E paraprakisht sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe i Alternativës, Bekim Sali, si dhe kryetari i degës së ASH, Çair, Zudi Koka, realizuan takim me Arsovskën, me cka edhe ata konfirmuan mbështetje për Arsovskën.

“Në takim u bisedua rreth ideve dhe zgjidhjeve që do të jenë pjesë e programit për kryeqytetin, ku u konstatua se nevojiten zgjidhje cilësore dhe efikase për Shkupin dhe të gjithë shkupjanët”, thanë nga ASh-AAA-ja.

Reagoi LSDM. Nga partia e Zaevit thonë se koalicioni VMRO-DPMNE Aleanca-Alternativa që para kohe është i dështuar.

“Koalicioni i ri i Hristijan Mickoksit, Ziadin Selës dhe Afrim Gashit është ‘Kur s’ke nga t’ia mbathësh’ koalicion i cili që në fillim është i gjykuar në dëm dhe humbje. I përballur me humbjen e shtatë me radhë nga populli, Mickoski është aq i frikësuar sa që promovon koalicion me të njëjtët të cilët i quante tradhtar, ata të cilët sipas VMRO-DPMNE-së, ‘nuk e pranojnë identitetin maqedonas’”, tha Stefan Vasev nga LSDM-ja.

Tashmë dihet se kandidati i LSDM-së për Shkupin do jetë sërish kryetari aktual Petre Shilegov, i cili pritet të mbështetet nga BDI. Për të parin e Shkupit do të garojnë edhe Petar Georgievski, Ana Petrovska, Lubomir Josifovski, ndërsa përflitet edhe emri i Aleksandar Tortevskit.