Gardner i bëri thirrje Bajdenit që t’i shkarkojë ambasadorët e emëruar nga Trampi

TË FUNDIT

Entoni Gardner, ish-ambasadori amerikan në BE, i bëri thirrje Presidentit të ri Xho Bajden dhe ekipit të tij kalimtar që të lëshojnë urdhër për ndërrimin e ambasadorëve të Presidentit Donald Tramp më 20 janar, ashtu siç bëri Trampi ditën e inaugurimit, kur i shkarkoi të gjithë diplomatët e Barak Obamës.

“Pikërisht katër vjet më parë, unë kam marrë telegram nga ekipi i Trampit se jam i shkarkuar nga 20 janari. Është koha për një telegram si ky: të gjithë ambasadorët e emëruar politikë të Trampit të shkarkohen më 20 janar,” shkroi Gardner në Tuiter.

Tramp urdhëroi që të gjithë ambasadorët politikë të Obamës të japin dorëheqjen menjëherë, në vend që t’u lejojë disa prej tyre grejs periudhë prej disa javësh ose muajsh derisa të emërohen dhe konfirmohen zëvendësit e tyre në Senat.

Gardner, babai i të cilit ka qenë profesor i shquar i drejtësisë dhe ish ambasador i SHBA-së në Itali, ishte drejtor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së Bill Klintonit.

 Ai është në marrëdhënie të mira me administratën që vjen. Miqësia e tij familjare me kandidatin e Bajdenit për sekretar shtetëror, Entoni Blinken, daton më shumë se 50 vjet.