Një javë para fillimit të fushatës zgjedhore analistët në Click Plus komentojnë kandidaturat e partive politike dhe ato të pavarura. Por në cilën komunë gara do të jetë më nxehtë.
Ku është gara më e madhe, për Tetovën, Gostivarin , për Çairin apo për Shkupin?
Të të jap unë përgjigjen. Gara më e madhe do të jetë gjithandej
Marku thotë se risi në kandidatura kanë sjell vetëm kandidaturat e pavarura.
“Për mua risi dhe shpresë ç’është e vërteta janë iniciativat qytetare i përshëndes, ua lajmoj guximin, dhe në anën tjetër risi për mua janë edhe kandidatët e pavarur, sepse ashti siç e kam thënë gjithmonë, duhet të jesh i krisur për të marr një përgjegjësi aq të madhe mbi shpatullat e tua, dhe për të treguar një përgjegjësi të jashtëzakonshme për fatet e individëve ku ne jetojmë”, vlerëson Adelina Marku, analiste.
Ndërsa analisti Xhelal Neziri thotë se gara me e nxehtë do të jetë në Gostivar.
“Beteja më e ashpër do të zhvillohet në Gostivar. Për shkak se Gostivari lidhet edhe me atë që ia parashtrove pyetjen Adelinës, se çka nëse fiton opozita mirëpo mund ta parashtrojmë edhe si tezë se çka nëse humb opozita”, tha Xhelal Neziri, analist.
E sipas Visar Ademit problemi mbetet te rrethi i dytë, sidomos për kandidaturat e pavarura kur përballë kanë kandidatë të cilët mbështeten nga partia e vet dhe nga partia tjetër në koalicion.
“Iniciativat e pavarura, kur ti ke dy tabore, njëri i ndihmon BDI-së tjetri Aleancës te raundi i dytë, kush do të fitojë nga të pavarurit atëherë, kush do e përkrah të pavarurin. Në listat e këshilltarëve ok secili do të thotë ok unë do të votoj për këshilltarin tim. Ne gjithë e kemi patur problem raundin e dytë. Atje bëhen ato: Unë të jap drejtor unë të jap shkollë. Cili është motivi im si i pavarur kur unë e di që kur të vijë që unë të matem me Adelinën e cila përveç që ka partinë me vete e ka edhe një parti maqedonase”, u shpreh Visar Ademi, analist.
Gjatë debatit gjithashtu u tha se duhet të rregullohet me ligj që një person të mos mund të zgjidhet më shumë se dy mandate në funksion. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
