Kanali që po helmon Haraçinën do të shndërrohet në park, ishte njëri prej projekteve që e premtoi kandidati për kryetar të komunës nga radhët e ASh-AAA, Naim Sinani, në debatin parazgjedhor në TV21.
“Është një kanal e helmon Haraçinën, ne atë kanal jo vetëm që do ta mbyllim por do ta shendojmë në parke, dhe në vend ku të rinjtë dhe pleqtë do të mund të ulen dhe të pushojnë”, tha Sinani.
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ridvan Ibrahimi tha se në dyer të institucioneve do të kërkojnë që Haraçina të ketë ujë dhe kanalizim.
“Byroja për zhvillim rajonal e cila gjendet pran ministrisë vetëqeverisjes lokale, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor aty për çdo vjet ka projekte, direkt është përgjegjës për ujin dhe kanalizimin kjo ministri. Ne me projekt kur do të aplikojmë sigurisht është diçka elementare nuk po kërkojmë çka të tjerët ende nuk e kanë”, tha Ibrahimi.
Në fund të dy kandidatët premtuan për përkrahje të njëri-tjetrin nëse ndonjëri nuk kalon në raundin e dytë.
“Hipotetikisht njëri prej juve shkon, jeni të gatshëm që njëri-tjetrit për t’i ofruar mbështetjen në raundin e dytë nëse ndonjëri prej juve nuk shkon.
A jeni të gatshëm?
Sigurisht që po.
Në Aleancën për Shqiptarët nuk ka votues i cili voton për subjekt maqedonas, ne atakojmë fitoren por fundja për neve fitorja është fitorja e kandidatëve të partive shqiptare.
A mund ta marrë si po këtë?
Natyrisht që po”.
Në debat e ftuar ishte edhe kryetarja aktuale dhe kandidate për një mandat tjetër, Milikije Halimi, por nuk erdhi për të folur për punën e saj katërvjeçare në krye të komunës dhe planet për të ardhmen.
