Tema e ujit të pijshëm ishte në fokusin e debatit mes dy kandidatëve për kryetar të Dibrës.
Kandidati i BDI-së njëkohësisht edhe kryetar aktual tha se nëse merr edhe një mandat u zotua se në vitin 2023 Dibra nuk do të ketë problem me ujin e pijshëm.
Hekuran Duka: “Në mandatin e ardhshëm do të zhvillohen edhe dy faza tjera deri në fund të vitit të dytë të mandatit”.
TV21: Në 2023 nëse e merrni mandatin, ju thoni se do të ketë 24 orë ujë të pijshëm në Dibër?
Hekuran Duka: “Po”.
TV21: Në ditë jo në javë? Se më thoni mandej kam thënë në javë në ditë ?
Hekuran Duka: “24 orë edhe masat të cilat, më dëgjuat se cilat masa do të marrim për keqpërdorimin e ujit është një faktor”.
E kundërkandidati i Aleancës për Shqiptarët Bekim Pocesta tregoi projektet që janë prioritet për t’i realizuar nëse merr mandatin e të parit të komunës së Dibrës.
“Sa i përket projekteve konkrete unë përmenda problemet kryesore. Ne do të ballafaqohemi, thash çështja e ujit, daponia, që mund të zotohemi që do t’i realizojmë në mandatin e parë, rekonstruimin e sheshit Skënderbeu. Këto ishin ato të cilët i përmenda që janë reale. Ne do ti realizojmë në mandatin e parë”, deklaroi Bekim Pocesta – kandidat i ASH-AAA për Komunën e Dibrës.
Në këtë debat patën rastin që të parashtrojnë pyetje edhe nga shtabet e dy partive politike, si dhe përfaqësues nga forumi rinor të cilët ishin prezent në studio bashkë me kandidatët.
