Ganiu dhe Sali shkojnë në rrethin e dytë për Çairin! VMRO-DPMNE fiton në Butel, Kostovski kryetari për 4 vitet e ardhshme

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka publikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale për komunën e Çairit.

Prej votave të përpunuara kandidati i BDI-së, Visar Ganiu ka fituar 12.990 vota, respektivisht 48,90 për qind të votave. I dyti renditet kandidati i ASH-AAA Bekim Sali me 9.824 vota, përkatësisht me 36,98 për qind vota të fituara. I treti kandidati i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi me 1.069 vota ose 4,02% dhe Lidhja demokratike e Boshnjakëve 590 vota apo 2,22%.

Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në këtë komunë 26.563

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme             24.723

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme        1.841

Pjesëmarrja e votuesve                45,75%

Sipas rezultateve, kandidati i BDI-së Visar Ganiu dhe i ASH-AAA Bekim Sali garojnë në raund të dytë.

Në Butel nuk do të ketë raund të dytë pasi që Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE fitoi 9,012 vota apo 52,79%. Ai do të udhëheq për katër vite komunën e Butelit. Kryetari aktual nga radhët e LSDM -së Velimir Smilevski ka fituar gjithsej 6,831 ose 40.01 përqind. 1,229 fletëvotimet e mbetura, nga ana janë të pavlefshme.