Ganiu çairasve: Jam i vetëdijshëm për durimin e harxhuar, bëni kujdes edhe pak!

TË FUNDIT

Jam i vetëdijshëm për durimin e harxhuar dhe dëshirën për t’iu kthyer normalitetit, megjithatë rreziku ende ekziston dhe mundësia për tu infektuar ende është në masë të konsiderueshme, kështu i ka bërë thirrje kryetari i Çairit, Visar Ganiu banorëve pas informacioneve që u publikuan në media se banorët e kësaj komune në vazhdimësi janë duke e shkelur orën policore.

Ai ka apeluar deri te çairasit që të bëjnë edhe pak durim.

“Dua të ju APELOJ të ju THËRRAS edhe për pak durim dhe edhe për pak KUJDES!
Të nderuar, jam i vetëdijshëm për durimin e harxhuar dhe dëshirën për t’iu kthyer normalitetit, megjithatë rreziku ende ekziston dhe mundësia për tu infektuar ende është në masë të konsiderueshme. Prandaj le të bëhemi shembulli i mirë i kësaj ngjarje dhe jo e kundërta”, tha Ganiu në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka ftuar qytetarët:
që t’iu përmbahen rekomandimeve të qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore, të respektojnë orën policore, të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë pastërti, të mbajnë distancë sociale, të mbajnë mjete mbrojtëse dhe të kujdesen për veten dhe rrethin.