Ganimete Musliu në traktor! Ka një porosi për Albin Kurtin (VIDEO)

TË FUNDIT

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një video ku shihet me traktor.

Në mbishkrimin e videos, ajo i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i vizitojë edhe fshatrat e Skënderajt, të cilët ajo thotë se i la pa ujë.

“Albin kur te mbarosh pune me kombanja doku edhe nëpër katune të Skenderajt qe i ke lanė pa uje duke e largu projektin e ujit nga buxheti për vitin 2022. Keta qytetar nuk e meritojne të ndeshkohen politikisht”, ka shkruar ajo mbi videon e publikuar.

Kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot ishin në fshatin Sopi të Suharekës ku kanë filluar korrje-shirjet e grurit./21Media