Gabon Facebook, kërkon falje

TË FUNDIT

Facebook ka kërkuar falje për heqjen e postimeve që emëruan një pjesë të një qyteti, pasi që ky rrjet social emërimin e konsideronte se përmbante fjalë fyese.

Plymouth Hoe është një pjesë historike e bregdetit të qytetit Devon por platforma e mediave sociale gabimisht e identifikoi atë si një term fyes, përcjell portal tv21.tv

Përdoruesve të Facebook kohët e fundit u janë hequr postimet për shkelje të rregullave të ngacmimit pasi kanë përdorur pafajësisht emrin e vendit

Kompania tha se “do të marrë hapa për të ndrequr gabimin”.

Dawn Lapthorn, e cila krijoi faqen ‘Mos e Hidh atë, Plymouth dhe zonat përreth’ tha se ishte e befasuar kur mori njoftime nga Facebook që i thoshin asaj se se fjala përmbante tërme ngacmuese.

“Papritmas fillova të marr njoftime duke më kërkuar të heq komentet.”

Njerëz të tjerë që komentojnë mbi postimet e grupit gjithashtu kanë marrë njoftime dhe u janë hequr postimet.

Një zëdhënës i kompanisë Facebook tha: “Këto postime u hoqën gabimisht dhe ne ju kërkojmë falje atyre që u prekën. Ne po shohim se çfarë ndodhi dhe do të ndërmarrim hapa për të ndrequr gabimin.”/21Media