Fuzhou, një adresë zhvillimi

TË FUNDIT

Kina vijon përpjekjet dhe angazhimet e saj për një zhvillim të balancuar të mjedisit. Në një vizitë në Fuzhou presidenti kinez Xi Jinping theksoi nevojën e vazhdimit të rrugës në drejtim të zhvillimit ekologjik. Vitet e fundit ka një rritje të vëmendjes dhe të investimeve në fushën e mjedisit, për ta bërë sa më miqësor me njeriun atë.


Fuzhou përfaqëson sot një vend të zhvilluar i cili është transformuar si në menyrën dhe standartin e jetesës, ashtu edhe në mjedis.

Presidenti kinez pati një angazhim të posaçëm për kthimin e Fuzhou-t në një qytet ekomiqësor bregdetar me peizazhe të bukura dhe relaksuese, por edhe në një ekonomi inovatore.

“Ndjekja e asaj që bëjnë të tjerët nuk mund të na ndihmojë të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm”, u tha ai punonjësve të Kompanisë së Teknologjisë “Ricom”, duke u kërkuar atyre të jenë pionierët e inovacionit.

No description available.

Fuzhou është shembull gjithashtu në fushën e ruajtjes së relikteve kulturore. Zyrtarët vendorë kanë ngritur administratën e parë në nivel qyteti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe kanë formuar ekipe arkeologjike e kanë nxitur financimin e restaurimit të relikeve kulturore.