Kampioni në futsall Shkupi e përfundoi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve (LK), pasi sot pasdite humbi në ndeshjen kundër ekipit ukrainas Prodeksim Herson me rezultat 4:1.
Shkupi ofroi rezistencë dinjitoze në sallën “Junist” në Zaporozhje, por ishte i pafuqishëm të na befasojë kundër favoritit ukrainas.
Nikoqirët e paralajmëruan plasmanin në 1/8 e finales me dy gola në pjesën e parë të lojës, përmes Zvaruh dhe Billocerkivec. Rezultati ndryshoi në 2:1 me autogolin e Klaudios, por Herson e ktheu epërsinë prej dy golave tashmë në sulmin e radhës me golin e dytë të Billocerkivec. Braziliani Klaudio e ngriti rezultatin në fund në 4:1, ndërsa vulën e triumfit në sekondat e fundit të ndeshjes e vendosi bashkëkombësi i tij Da Rosa.
Shkupi në xhiron e parë në Shkup e mundi kampionin irlandez Bllu Mexik Dablin me rezultat 2:0.
