Futboll, Maqedonia stërvitet na Antalia/Elezi: Kemi ndeshje miqësore, por për ne janë sikur kualifikuese

TË FUNDIT

Futbollisti Agon Elezi, i cili llogaritet si e ardhmja e mesfushës së përfaqësues së Maqedonisë, po vijon stërvitjet në Antalia.

Ai me bashkëlojtarët e përfaqësueses verdhekuqe ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kontrolluese kundër Moldavisë dhe Malit të Zi. Ndonëse janë vetëm ndeshje miqësore, ai thotë se ato i vlerëson sikur të jenë ndeshje kualifikuese.

 “Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme. Janë miqësore por ne nuk i llogarisim  ashtu, i marrim sikur të jenë ndeshje kualifikuese sepse kur luajm ëpër përfaqësuesen e Maqedonisë të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme. Presim ndeshje të mira, siç janë Moldavia dhe Mali i Zi, ekipe që e kanë dëshmuar veten në kualifikimet për Kampionatin Europian. Për neve kjo do të jetë një mundësi e mirë që  ta njohim njëri tjetrin më mirë, të jemi sa më të përgatitur për atë që na pret në muajin shtator për fillimin e Ligës së Kombeve”, tha Agon Elezi – futbollist.

Sulmuesi ynë, Bojan Miovski, beson se kjo periudhë është e shkëlqyer për përgatitjen e ekipit dhe shpreson në rezultate pozitive në të dy ndeshjet.

“Nëse synimi është të luajmë në një kompeticion të madh, duhet të luajmë me përfaqësuese  të forta. Moldavia dhe Mali i Zi, dhe më pas Kroacia në qershor janë një provë e madhe për ne.

Duhet të bëjmë më të mirën, të dëgjojmë udhëzimet e trajnerit, të fokusohemi në strategjinë dhe, natyrisht, të luajmë për ciklin e ardhshëm”, pohoi Bojan Miovski – futbollist.

Ndryshe Maqedonia e Veriut në shtator nis ciklin e radhës në Ligën e kombeve, ndërsa shorti e nxori në grup bashkë me Armeninë, Ishujt Faroe dhe Letoninë.