Pëlqehet kënga “Fustani”
Dy artistët e mirënjohur shqiptarë, Elvana Gjata dhe Capital T ditë më parë kanë publikuar këngën e tyre më të re të titulluar “Fustani”.
Kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Elvana ka treguar se kënga “Fustani” është në vendin e parë të këngëve trend në ‘Youtube’ në Zvicër.
Elvana gjithashtu ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes. Kujtojmë se në vitin 2016 ata kishin sjellë bashkëpunimin e parë me titull “Lejla”./21Media
.
