Publikohet projekti i ri i dyshes
Dy artistët e mirënjohur shqiptarë, Elvana Gjata dhe Capital T sapo publikuan këngën e tyre më të re të titulluar “Fustani”. Ky projekt erdhi si befasi për fansat e dyshes, meqë nuk u paralajmërua një bashkëpunim mes tyre.
Për tekstin u përkujdesën të dy artistët, transmeton rtv21.tv
Në videoklipin e këngës Elvana shfaqet shumë tërheqëse.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes. Kujtojmë se në vitin 2016 ata kishin sjellë edhe një bashkëpunim, “Lejla”./21Media
.
