Fushatë për regjistrim të boshnjakëve! “Me rëndësi është të jesh boshnjak”

TË FUNDIT

Organizatat Joqeveritare, deputetët e partisë së boshnjakëve në Kosovë bashkë me deputetët e Kuvendit të RMV-së, u bënë thirrje qytetarëve të regjistrohen. Mes të tjerësh, ata folën edhe për rëndësinë e regjistrimit dhe përfitimet që i sjell procesi për bashkësitë etnike.


“Të gjithë ata që bëjnë thirrje për bojkot publik ose të fshehur, le të marrin përgjegjësinë dhe le të qëndrojnë duke i thirrur qytetarët të përfshihen në këtë proces”, tha Zeqir Ramçilloviq – deputet në Kuvendin e RMV-së.


“Regjistrimi është i rëndësishëm sepse komuniteti boshnjak mezi po pret të vijnë rezultatet në bazë të të cilave nesër do të ndërtojmë politika afatgjata në arsim, kulturë, infrastrukturë, në përdorimin e gjuhëve dhe simboleve”, u shpreh Xhelal Hoxhiq – Drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive.