Fushata “zi e më zi”! Retorika nuk ndryshoi as në këto zgjedhje

TË FUNDIT

Do të udhëheqim fushatë pozitive – ky ishte premtimi i partive politike para fillimit të fushatës zgjedhore për këto zgjedhje lokale. Por asgjë nga premtimi. Retorika politike nën çdo nivel, fushata nga e zezë – më e zezë. VMRO-DPMNE mbajti shumë konferenca për media për kryetarin aktual të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke pohuar se ka ndërtuar ndërtesë luksoze pa leje, më pas çiflig, por edhe një seri akuzash tjera.

 “Petre Shilegov për katër vjet ka ndërtuar vilë prej 300m katrorë në Mavrovë, ka automjet të ri në vlerë prej 130 mijë eurove, ndërsa shtëpinë familjare e shndërroi në ndërtesë me 4 kate pa leje për ndërtim. Gjithë këtë e ka bërë me pagë të kryetarit të komunës”, tha Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM për fund të kësaj fushate nxorën në opinion informacionin se Danella Arsovska ka shtetësi bullgare. Edhe në bilbordet e saja janë ngjitur porosi “kryebashkiake e Petriçit”.

 “Tashmë publikuam se në vitin 2011, Arsovska është pajisur me shtetësi bullgare për çka ekziston dokument Certifikatë. Ky është letërnjoftimi i Arsovskës i lëshuar nga pushteti bullgar”, u shpreh Sllavjanka Petrovska nga LSDM.

Retorika nuk është më e mirë as në bllokun shqiptarë. Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët me ofendime ndaj Ahmetit.

“Mendoj se Ali Ahmeti ka probleme reale shëndetësore. Unë i uroj që së shpejti të ketë pension të këndshëm. Shpresoj që për 1-2 muaj do të shkoj atje ku duhet”, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Duke aluduar në ofendimet e bëra nga opozita, Artan Grubi, nga BDI, iu drejtua simpatizuesve me këto fjalë: “Ju vërtet jeni banditat më të mirë në këtë dynja. Kriminela, bandita, shuplaka, kërmilla, bretkosa”.

Komunikologu, Bojan Kordallov, thotë se kampanja e tillë e zezë  kontribuon në pakënaqësi te votuesit dhe mos dalje në zgjedhje.

 “Kishte përmirësim në këtë fushatë në rrethin e parë dhe me të vërtetë patëm mundësi të shohim fushatë shumë më të ndryshme nga paraprakisht, ndërsa në krahasim me rrethin e dytë, u kthyem shumë e shumë vite, ndoshta edhe dekada pas. Nuk vijnë që ndonjë komunë apo qyteti i caktuar të bëhet i VMRO-DPMNE, LSDM apo BDI. D.m.th. nuk vijnë në pushtet që të thonë se Maqedonia ose Shkupi janë bërë të VMRO-së apo LSDM-së”, theksoi komunikologu Bojan Kordallov.

Pse partitë vendosin të përdorin retorikë të tillë, në vend që tu drejtohen qytetarëve me program me të cilin do tua përmirësojnë jetesën? Partitë politike tregojnë se ata nuk i besojnë qytetarëve, thotë Kordallov.

 “Dëshira e dëshpëruar që të mbeten apo vijnë në pushtet. Dhe kjo nuk është politikë, por është politikë ballkanike, politikë e jetës dhe vdekjes që shtetin e solli këtu ku është, qytetarë të zhgënjyer, të rinj që largohen nga vendi, njerëz apatik që nuk besojnë në asgjë, sistem në të cilin pothuajse asgjë nuk ekziston dhe mos pasja e mundësive dhe besimit se diçka do të përmirësohet. Nëse mendoni se duke mbajtur konferencë për media me sulme apo nëse udhëhiqni kampanjë të zezë nga të gjithë anët, do t’i zgjoni dhe do t’i orientoni se si të mendojnë, është shumë gabim”, shtoi Bojan Kordallov – komunikolog.

Fushata për këtë rreth të zgjedhjeve lokale përfundon nesër në mesnatë, pas çka vijon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri të dielën kur do të mbahet rrethi i dytë zgjedhor.