FUSHATA ZGJEDHORE, “DO TË JEMI KORRIGJUESIT E POLITIKAVE QEVERITARE”

TË FUNDIT

Kandidati për president Blerim Reka në kuadër të fushatës parazgjedhore sot nuk pati ndonjë aktivitet ose takim me qytetarët. Ai gjatë takimit të tij  disa ditë më parë  me qytetarët e Zhelinës, kërkoi votën e tyre për të mbështetur programit e tij presidencial. Ndërsa sot Reka në përfundim të fushatës zgjedhore në shtabin e tij ka ftuar për kafe kundër dy kandidatët, gjatë ditës së sotme ishte kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska. Nga postimin në rrjetin sociale Reka thotë që pret që ta vizitojë edhe kandidati për president, Stevo Pendarovski.

“Besoj se me konceptin e ri për një Republikë të pranuar nga të gjithë ne do t’i ndihmojmë edhe qeverisjes, ne do të jemi korrigjuesit  politikave qeveritare dhe një president i cili nuk i takon partive në pushtet dhe nuk i cili nuk i takon shumicës etnike në Maqedoni, do të jetë korrigjuesi më i mirë së shteti nuk do të jetë I kapur dhe shteti nuk do të jetë privat aq më pak i monopolizuar një etnikisht”, u shpreh Kandidati për President, Blerim Reka.