Furrat e bukës do të furnizojnë me bukë prej 33 denarëve, thonë se do ta vazhdojnë “betejën” me Qeverinë

TË FUNDIT

Furrat e bukës nga nesër do të fillojë me shpërndarjen e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë me çmim prej 33 denarëve, por do të iniciojë edhe procedura ligjore për të rikuperuar dëmin që pëson nga vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës. Siç tha sot kryetari i Grupacionit të industrisë së mullinjve-furrave, Goran Malishiq, kompanitë në masë të madhe i respektuan masat mbështetëse dhe Qeveria mori një vendim antikushtetues dhe të kundërligjshëm që deri më 31 maj do t’u shkaktojë dëme prej mbi 4.5 milionë euro. Ai shtoi se Qeveria nuk e ka fare ndjenjë për gjendjen e krijuar dhe siç tha po shkatërron njërën nga industritë bazë në vend.

“Në konsultime intensive me ekspertë juridikë vendor dhe të jashtëm, u caktua se vendimet e qeverisë janë jokushtetuese, joligjore dhe janë miratuar pa u përcaktuar nëse ka shkelje në treg në ligjin për tregti. Në të kundërtën vendimi konfirmohet me procesverbalet e inspektorëve se nga 1 dhjetori deri në fund të shkurtit respektohen të gjitha masat dhe vendimet paraprake që i ka sjellë qeveria. Në këtë bazë, industria e furrave bashkërisht do të fillojë procedurë juridike me qëllim që t’u paguhet dëmi, përkatësisht humbja që qeveria ia shkaktoi industrisë me vendimet e miratuara”, tha Goran Malishiq, përfaqësues i Grupacionit të industrisë së mullinjve-furrave.