Këtë javë, “Furious 7″ ka lënë prapa filmin “Paul Blart: Mall Cop 2″, i cili arriti të mbledhë 15.5 milionë dollarë, përkundër disa kritikave. Në pozitën e tretë është filmi “Age of Adaline” me protagoniste Blake Lively, që fitoi 13.4 milionë dollarë.
Filmi “Furious 7″ nuk ka të ndalur as këtë javë në arkën filmike amerikane dhe kanadeze, kësaj radhe duke rrëmbyer 18.2 milionë dollarë, për ta plotësuar shifrën e fitimeve globale deri në 320 milionë dollarë.
Në vendin e katërt është radhitur filmi i animuar “Home” me 8.4 milionë dollarë, kurse filmi i zhanrit horror, “Unfriended”, kapi shifrën e 6 milionë dollarëve, për ta përmbyllur kështu top pesëshen(transmeton Kultplus)
Pritet që fundjavën e ardhshme gjithçka të ndryshojë, me lansimin e filmit të zhanrit fantazi, “Avengers: Age of Ultron”, i cili është parashikuar të kapë shumën e 200 milionë dollarëve, duke nisur kështu sezonin veror të kinemasë.
