Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari ka reaguar në lidhje me ndalimet dhe vonesat ndaj studentëve shqiptarë nga Shqipëria në kufirin me Maqedoninë e Veriut, të cilët ishin nisur për t’i mbështetur studentët në Shkup. Ajdari kërkoi përgjegjësi nga zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe zv/ministrit i MPB-së, Astrit Isani.
“Kërkoj përgjegjësi edhe nga zv/kryeministri Arben Fetai, i cili tashmë është bërë simbol i mungesës politike dhe i heshtjes, në momente kur qytetarët presin qëndrim dhe përgjegjësi. Në kohë tensione, pakënaqësish dhe reagimesh publike, ai nuk shihet askund. As në institucione, as para qytetarëve, as në opinion. Funksioni publik nuk është privilegj për t’u zhdukur nga skena kur situata bëhet shumë serioze. Llogari duhet të japë edhe zëvendësministri i MPB-së, Astrit Hiseni”, tha mes tjerash Ajdari.
