Përfaqësuesit zyrtarë të BE-së sot shprehën mbështetje për Turqinë dhe Greqinë, të cilët u prekën nga tërmeti i fuqishëm dhe thanë se janë të gatshëm të ndihmojnë.
“Mendimet tona janë me Greqinë dhe Turqinë. Ne e ndjekim situatën dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë të mundshme”, ka shënuar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen në Tuiter.
Mesazhe të ngjashme kanë shënuar edhe kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel dhe kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli.
Komisari Evropian për menaxhim me kriza Janez Lenarçiq, gjithashtu theksoi se BE-ja me kujdes e ndjek situatën në terren pas tërmetit të fuqishëm në Detin Egje në afërsi të Greqisë dhe Turqisë.
Ai ka shënuar se Qendra e BE-së për koordinim të përgjigjes në raste urgjente është në kontakt të afërt me autoritetet për mbrojtje civile dhe se BE-ja është e gatshme për të ndihmuar.
