75 persona janë zhdukur, pasi një varkë e mbushur me emigrantë u mbyt në Tunizi, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.
Vetëm 24 persona shpëtuan nga varka, e cila ishte nisur nga plazhet e Zawara në veri të Libisë dhe u fundos në brigjet e Sfax, raporton Reuters.
Një zyrtar tunizian i sigurisë ka raportuar për agjencinë e lajmeve Reuters se roja bregdetare kishte gjetur një trup të pajetë në brigjet Sfax.
