Fundjavë pa TVSH, tre ditë për blerje të prodhimeve vendore, shërbime dhe IT pajisje

TË FUNDIT

Filloi fundjava pa TVSH, masa nga pakoja e katërt e masave antikrizë. Qytetarët për qarkullimin që do ta bëjnë në këto tre ditë nga fundjava e vazhduar për prodhime dhe shërbime vendore, kompjuterë dhe IT pajisje do të marrin kthim të plotë të TVSH-së së paguar.

Secili qytetar do të marrë kthim të tërë TVSH-së për qarkullimin e bërë në këto tre ditë deri në 30.000 denarë. Për këtë duhet të marrë llogari fiskale, në afat prej tre ditëve nga dhënia e llogarisë, ta skenojë përmes aplikacionit TVSH-ja Ime, ndërsa paratë do t’i kthehen në afat prej 15 ditëve në llogarinë e transaksionit.

Qëllimi i kësaj mase, e cila paraqet edhe fillim të realizimit të pakos së katërt të masave antikrizë në vlerë prej 470 milionë euro, është që t’u jepet mundësi qytetarëve për të kryer kthim të plotë të TVSH-së për qarkullimin e realizuar përmes llogarive fiskale të cilat do të jepen për periudhën 10, 11 dhe 12 tetor.

Vlera më e lartë për të cilën qytetarët do të kenë të drejtë të kthimit të tërë vlerës së tatimit, arrin 30.000 denarë qarkullim të përgjithshëm të realizuar në të gjitha llogaritë fiskale të cilat janë dhënë këto ditë. Për qarkullimin mbi 30.000 denarë do të vlejnë rregullat e vendosura për kthimin e 20 për qind të TVSH-së së paguar për prodhimet dhe shërbimet vendore dhe 10 për qind për të huajt, ndërsa kthimi do të kryhet pas skadimit të tremujorit.

Vlerësimet janë se me këtë masë tek qytetarët do të derdhen 17 milionë euro, ndërsa qëllimi është që nxitet qarkullimi i prodhimeve dhe shërbimeve vendore, si dhe për shkak të digjitalizimit të rritur të shoqërisë tonë.

Tani për tani rreth 350.000 qytetarë mund ta shfrytëzojnë këtë masë. Ky është numri i të regjistruarve në sistemin e DAP-it për llogari të skenuara fiskale, por sipas paralajmërimeve të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ai numër pritet të rritet në 400.000 qytetarë.

U bën thirrje të gjithë qytetarëve gjatë kësaj fundjave t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusit sipas protokolleve të definuara.

Projeksionet e Qeverisë janë se në këtë fundjavë të vazhduar me masën do të bëhet qarkullim i përgjithshëm prej 170 milionë euro, para të cilat do të injektohen për ekonominë, ndërsa ndaj qytetarëve kthimi do të jetë rreth 17 milionë euro/

Për realizimin e kësaj mase janë sjell ndryshime ligjore nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa DAP-i tregoi gatishmëri për zbatimin e saj.

“DAPi e përshtati aplikacionin TVSH-ja ime dhe në mënyrë të gatshme e pret fundjavën e zgjatur. Të gjithë qytetarët të cilët janë shfrytëzues të aplikacionit TVSH-ja ime për llogaritë fiskale të lëshuara më 10, 11 dhe 12 tetor dhe të paraqitur përmes sistemit për skenim për prodhimet dhe shërbimet e blera vendore dhe pajisje IT do t’u kthehet në tërësi TVSH-ja e llogaritur në llogaritë fiskale”, tha Omeri.

Potencoi se në shtet ka në dispozicion asortiment të gjerë  të prodhimeve vendore duke filluar nga ushqimi, tekstili, veshja, materiale ndërtimore  dhe të tjera, q[ do të thotë ka lepezë të gjerë të prodhimeve dhe shërbimeve dhe qytetarët mund t’i bëjnë furnizimet e nevojshme.

Bëri apel se për realizim të plotë të kësaj mase të gjithë tregtarët duhet t’i shënojnë prodhimet dhe shërbimet  vendore dhe pajisjet kompjuterike, gjegjësisht t’i ndajnë në llogaritë fiskale me qëllim të kthimit të pa problem të TVSH-së.

Ai bëri thirrje në zbatimin e protokolleve e përcaktuara nga ana tregtarëve, dhe theksoi se në terren do të jenë inspektoratet që të parandalohet  eventuale me rritjen e çmimeve.

Kjo është një prej 31 masave të para nga pakoja e katërt qeveritare të cilat duhet të fillojnë të realizohen me sjelljen e ribalansit të ri të buxhetit, tani më të miratuar nga Qeveria dhe duhet ta kalojë procedurën kuvendore. Ai duhet të përfshijë mbi 600.000 qytetarë.

Për njërin prej tyre për të cilët nuk duhet ndryshime ligjore tani më është shpallur thirrje publike me të cilën kompanive që janë shfrytëzuese të kredive nga linja e parë pa interes Kovid 1 u jepet mundësi të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e grejs-periudhës dhe afat të pagesës për tre muaj.

“Kjo është ndër masat e para nga pakoja e katërt e masave ekonomike e cila fillon të realizohet. Shteti është partner i ekonomisë dhe qytetarëve, kjo rritje e gresj-periudhës për pagesën e kredive nga Kovid 1 do t’u japë likuiditet shtesë shfrytëzuesve në këtë tremujor të fundit nga viti për tejkalimin e krizës”, qëndron në publikimin në Fejsbuk të Ministrisë së Financave.

Me pakon e katër të masave vëmendja e Qeverisë tërësisht është e orientuar ndaj mbështetjes për vendet e punës, ndaj personave të papunë, kategoritë me rrezik social siç janë pensionistët dhe qytetarët nga kategori të tjera, prindër vetushqyes etj.

“Pakoja e katërt e masave është ndihmë direkte për siguri ekonomike dhe sociale të bashkqytetarëve tanë, si dhe për nxitjen e konsumit privat si stimulues i rritjes shoqërore”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në prezantimin e masave para opinionit.

Mes masave janë vazhdimi i subvencionimit të pagesë në vlerë prej 14.500 deri në 21.776 denarë për çdo të punësuar për tetor, nëntor dhe dhjetor. Masa dedikohet për të gjitha kompanitë, tregtarët individë, fermerët, zejtarët dhe personat që kryejnë shërbime të tjera. Kartela pagesore me 6.000 denarë për 283.000 bashkëqytetarë tanë. Kartela të tilla pagesore do të marrin mbi 5.700 prindër vetushqyes, mbi 180.000 pensionistë me pensione deri 15.000 denarë, persona të papunë të cilët janë kërkues pasiv të punës, artistë të pavarur, punonjës filmik, punëtorë kulturor dhe artistë të estradës si dhe 450 studentë, por edhe qytetarë  të cilët i kanë mbi 64 vjet, ndërsa nuk marrin pension, as ndihmë sociale dhe janë me të ardhura  më të ulëta se 15.000 denarë, ose aspak nuk kanë të ardhura.

parashieht edhe ulje e të dhënave importuese për lëndët e para dhe repromaterialet, sigurohet mbështetje për industritë më të prekura përpunuese, si dhe nxitje për zhvillimin e kapaciteteve të përpunimit. Është paraparë lirim nga tatimi i përfitimit dhe tatimit mbi të ardhurat për shpenzime për të punësuar të cilat kanë të bëjnë me rikualifikime dhe ekip bilding.

Mbështetje do të ketë edhe për blerjen e rrushit nga rekolta e vitit 2020, për të cilën janë paraparë 6.700.000 euro, do të mbështeten prodhuesit e rrushit për verë të cilët e kanë dorëzuar rrushin tek veraritë e regjistruara, si dhe veraritë për shpenzime transportuese gjatë eksportit.

Nga fillimi i krizës në mars të këtij viti, Qeveria ka sjell tre pako të masave antikrizë vlera e të cilave ishte 550 milionë euro.