Fundjavë e përgjakshme në Chikago

TË FUNDIT

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën në të shtënat në të gjithë Çikagon këtë fundjavë, siç raportohet nga mediat lokale.

Të shtunën, gjashtë persona u qëlluan në një feste në Austin, përfshirë katër adoleshentë dhe një vajzë 12-vjeçare.

Pesë nga viktimat ishin femra nga mosha 12 deri në 19 vjeç.

“Kur të rinjtë dhe të moshuarit po festojnë, duket se në mënyrë të pashmangshme kthehet në një lloj të shtënash masive, e cila është shumë shqetësuese”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Austin.

Incidenti ndodhi në më pak se 24 orë pasi një e shtënë me armë në Austin të premten në orët e vona, la një burrë të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.

Të dielën, një djalë 8-vjeçar dhe një 28-vjeçar u plagosën nga të shtënat në Gresham, u bë e ditur nga policia.

Fëmija u qëllua në këmbën e majtë, ndërsa burri u qëllua në shpinë, njoftoi WBBM-TV i Çikagos./21Media