Boksieri i njohur i peshave të rënda, Jake Paul, është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Komisioni Atletik i Floridës, pas humbjes së tij përmes KO ndaj ish-kampionit të peshave të rënda, Anthony Joshua.
Dueli u zhvillua muajin e kaluar në Majemi dhe përfundoi me një fitore të qartë për britanikun. Pezullimi i Paul nuk është surprizë, duke marrë parasysh dëmtimet e rënda që pësoi në nofull, dy vende të ndryshme, gjatë ndeshjes.
Gjatë përballjes, Paul u ekspozua disa herë dhe përfundoi në tapet, ndërsa diferencat mes tij dhe Joshua u bënë të dukshme, veçanërisht në shkallën e dëmtimit.
Për momentin nuk ka siguri nëse Jake Paul do të rikthehet në ring këtë vit. Ai ka shprehur dëshirën për një revansh ndaj britanikut, por kjo duket e pamundur, pasi tani do të përqendrohet në fazën e rehabilitimit dhe rikuperimin pas dëmtimit.
