Ftohen qytetarët të dhurojnë materiale të arkivuara nga individë dhe shoqata të rëndësishme

TË FUNDIT

Njësia rajonale e Arkivit shtetëror – Kumanovë i informon qytetarët e komunave të Kumanovës, Staro Nagoriçanit, Kratovës, Likovës, Rankovcës dhe Kriva Pallankës për mundësin e dhurimit të materialeve arkivore të krijuara nga veprimet e individëve, familjeve dhe organizatave të rëndësishme në shoqërinë tonë.

Nga materialet arkivore të dhuruara (fotografi, korrespodencë, dorëshkrime, dokumentacion personal etj) do të formohen fonde arkivore që do të jenë në dispozicion të studiuesve në të ardhmen dhe prej tyre do të dalin botime të vlefshme në fushën e historisë politike, historisë së jetës së përditshme, historis kulturore etj.

Të gjithë të interesuarit mund detajisht të drejtohen në numrin e telefonit: 031/ 420-464 dhe në adresën elektronike vullnet.iseni@archiv.gov.mk ose direkt në njësinë rajonale e cila gjendet në “BTSM”, nr.20, 1300 Kumanovë./Tv21