Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ka sjellë vendim për shkarkimin e të gjithë kryetarëve të komiteteve komunale të LSDM-së. Vendimi është sjellë mbrëmë, ndërsa vendimet do të nënshkruhen sot. Ai njofton se shkarkimet janë zbatuar në gjithsej 78 organizata komunale. Organet dhe trupat e LSDM-së menjëherë do të sjellin vendim për fillimin e procedurave për zgjedhe të kryesive të reja. Zaev tha se ka filluar prej atje ku ai ka kompetenca të drejtpërdrejta, në partinë e tij, ndërsa në fillim të qershorit ose në gjysmën e parë të korrikut do të zbatohen ndryshimet në sektorin shoqëror, përkatësisht në ndërmarrjet publike, ministritë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet qeveritare.
“Besoj se kjo do të sjellë ripërtëritje të ambientit të përgjithshëm të njerëzve që janë të eksponuar, për tejkalimin e problemeve të qytetarëve. Qëllimi i fundit është që të mësojmë nga dobësitë e veta dhe të jemi më të mirë në periudhën që vijon”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
