Fshatrat pa mjek amë! Klekovski: Mbi gjysma e ambulancave rurale janë të zbrazëta, kërkohet zgjidhje

TË FUNDIT

Në zonat rurale mungojnë mjekët amë. Nga 96 ambulanca të planifikuara me mjekë familjarë ruralë, funksionale janë vetëm 44, dhe të zbrazëta 52, që do të thotë mbi 50 për qind, gjë që është alarm për masa të menjëhershme. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, paralajmëruan ndryshim të rregullave dhe mundësi për financim më të madh për të tërhequr mjekë të rinj që do të punonin jashtë qyteteve.

“Edhe në këtë drejtim duam ta ndryshojmë rregulloren që e rregullon këtë punë, të sigurojmë liberalizim të mëtejshëm të kushteve për mjekët familjarë ruralë dhe të shohim cilat janë pengesat që u pamundësojnë mjekëve të rinj të fillojnë të punojnë si mjekë familjarë ruralë”, tha Klekovski.

Sipas Klekovskit, zgjidhja do të kërkohet përmes një procesi konsultativ, d.m.th. të gjithë të interesuarit, por edhe mjekët ekzistues familjarë deri më 01 nëntor 2025 në adresën e-mail [email protected] të dorëzojnë propozimet e tyre se si të zgjidhet problemi. Sipas kreut të FSHM-së, përveç problemit me mjekët amë në fshatra, mungesë e madhe ka edhe te mjekët familjarë në vendet jo-rurale.

“Shumë shpejt do të duhet të mendojmë jo vetëm për mjekët amë ruralë, por edhe për vendet e vogla që nuk janë të përcaktuara si rurale. Ja, në Resnjë kanë mbetur vetëm tre mjekë familjarë. Struktura demografike dhe mosha e mjekëve familjarë është jashtëzakonisht e keqe dhe brenda 10 deri në 15 vjet do të kemi krizë serioze në mbulueshmëri”, tha Klekovski.

Prandaj Klekovski mendon se tani duhet të merren masa serioze që Maqedonia të mos gjendet në situatën ku 30 – 40 kilometra nuk ka mjek të disponueshëm për popullatën.