Kazakët e pasur në Astana do të kenë mundësi të jetojnë në një lagje, e cila bart emër shqiptar. Fshati “Saranda” është ide dhe vizion e biznesmenit të njohur shqiptar, Behgjet Pacolli.
“Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë!”, njoftoi Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale ku edhe ka publikuar imazhe nga kjo lagje./21Media
