Fërçkovski Dimovskit: VMRO-ja qëndron keq tek të drejtat individuale

TË FUNDIT

Në ClickPlus në TV21 profesori Ljubomir Fërçkovski deklaroi se VMRO-DPMNE-ja nuk qëndron mirë në pjesën e të drejtave individuale. Fërçkovski gjatë debatit me deputetin Ilija Dimovski tha se VMRO-ja duhet të ketë qëndrim për ligje si Ligji për Abortin, Ligji për Lustracionin dhe të tjera ligje si pjesë e të drejtave individuale.

“Politikanët marrin përgjegjësi, disa çështje nuk mund të dalin në referendum, sepse do të shkelen të drejtat e pakicave. Është detyra juaj të mbroni të drejtat. Dhe nuk mund të mbrohesh duke thënë se mazhoranca votoi kështu dhe duke thënë se romët jetojnë në geto. Së dyti, pyetjet që ju citoni nuk janë çështje të të drejtave individuale. Marrëveshja e Ohrit kishte 1.5% mbështetje kur u miratua, tani ka 62%. Me atë marrëveshje fituan elitat politike që e nënshkruan, mbi të gjitha Trajkovski. E njëjta gjë vlen edhe për Marrëveshjen e Prespës. Ju qëndroni shumë keq me të drejtat individuale. Mos harroni ligjin e abortit. E dyta, lustracioni, ju e sollët”, tha mes tjerash Fërçkovski.