Franca do të mbetet e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të Ukrainës, përfshirë edhe armët e rënda, theksoi presidenti francez Emanuel Makroni në bisedën me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenskin.
Sipas Pallatit të Eliseut, Makroni ka qenë i interesuar për ngjarjet më të reja në terren, si dhe për nevojat e Ukrainës lidhur me pajisjet ushtarake, mbështetjen politike dhe financiare dhe ndihmën humanitare.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord të qëndrojnë në kontakt, veçanërisht kur bëhet fjalë për paraqitjen e kërkesës së Ukrainës për statusin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për çfarë do të diskutohet në samitin e BE në 23 dhe 24 qershor.
