Franca ka pezullullar vizat për Kosovën, thotë Macron

TË FUNDIT

E PËRDITËSUAR: Franca nuk i pezulloi vizat për Kosovën, Macron ka “kërcënuar” me zhbërjen e vendimit

Presidenti i Francës Emmanuel Macron,  tha se shteti që ai udhëheq Franca ka pezulluar vizat për Kosovën.

Ai këto deklarata i bëri në një konferencë të përbashkët me për media me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Po i ndjekim me shumicë vigjilencë tensionet që ekzistojnë. Është përgjegjësia e Vuçiç që të dënojë prerazi aktet e 24 Shtatorit sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi. Ajo çka presim nag autoritetet kosovare dhe serbe, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit nga autoritetet kosovare. Sipas kësaj radhe plotësisht dhe totalisht dhe pres që Presidenti Vuçiq të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga Pesidentja dhe Kryeministri kosovar. Ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respekt fjala nuk po e mbahet”, tha  Macron gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova e ka futur veten në kurth me çështjen e pazgjidhur me Serbinë, e sipas tij, plani franko-gjerman është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian. Dhe ndërkohë, të dyja palët kanë në tavolinë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Kosovës, më e mira e mundshme”, tha ai, duke shtuar se në të ardhmen mund të mos ketë oferta më të mira në tavolinë./21Media