Franca fiton Junior Eurovision Song Contest 2022

TË FUNDIT

Franca ka fituar Junior Eurovision Song Contest 2022, i cili u mbajt në Armeni.

13 vjeçari, Lissandro fitoi me 203 pikë me këngën “Oh Maman”, duke mposhtur Armeninë në vendin e dytë, Gjeorgjinë në të tretin dhe Irlandën në vendin e katërt.

Mbretëria e Bashkuar doli e pesta me 146 pikë.

Ky vit shënoi 20 vjetorin e konkursit. Pjesëmarrësit duhet të jenë nga 9-14 vjeç.

Rezultati përcaktohet nga një votim 50/50, ku gjysma e votave rrjedhin nga votimi online dhe gjysma tjetër nga juritë profesionale./21Media