Ministri francez i Shëndetësisë Olivie Veran, konsideron se vendi “e kthen kontrollin ndaj epidemisë” dhe shtoi “gjithçka sugjeron se e kemi kaluar kulmin epidemik”. Ai në intervistë për disa gazeta rajonale, megjithatë, i paralajmëron francezët se “është herët të lirohen nga përpjekjet”, njofton korrespondenti i MIA-s.
“Virusi fillon të qarkullojë më pak, falë masave restrikve”, ka thënë ai në intervistë për grupin e gazetave rajonale “Ebra”, i cili siguron nëntë gazeta rajonale ditore, mes të cilave L’Est Republikan, Le Progres, Dernier Nuver d’Alzas ose Le Dofine libere.
Ministri i Shëndetësisë tregohet optimist duke u mbështetur në uljen e markerëve epidemikë.
“Por ende nuk e kemi mundur virusin. “… Është e qartë se është herët për të pohuar fitoren dhe për të qetësuar përpjekjet tona,” paralajmëroi Olivier Veran.
Numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht të Kovid-19 vazhdon të rritet në Francë, me gati dy milion njerëz të testuar pozitivisht për Kovid-19 që nga fillimi i sëmundjes.
Javëve të fundit laboratorët kanë zhvilluar një betejë të pamëshirshme për të zhvilluar një vaksinë efektive kundër Kovid-19, dhe ministri francez i shëndetësisë mbetet i kujdesshëm.
