Franca do të pranojë Gjokoviqin në “Roland Garros” pa vaksinë

TË FUNDIT

Novak Gjokoviq do të lejohet të luajë në turneun Roland Garros këtë vit, edhe nëse nuk është i vaksinuar kundër COVID-19.

Ministrja franceze e Sportit konfirmoi pjesëmarrjen e tenistit serb, pas refuzimit që autoritetet australiane i bënë Gjokoviq, duke e penguar të marrë pjesë në turneun Australian Open.

Ministrja u shpreh se Gjokoviq nuk do t’i nënshtrohet të njëjtës marrëveshjeje organizative si personat e vaksinuar, por do të mund të garojë në Roland Garros, pasi këtë ia lejon protokolli i shëndetit.

Franca nuk i ndalon hyrjen në territor personave të pavaksinuar, por ka vendosur masa më të rrepta kufizuese për ta.

Vendimi i Australisë për t’i refuzuar vizën Gjokoviq bëri bujë në mbarë botën, duke vënë përballë mbështetësit e sportistit me persona të cilët u shprehën se autoritetet nuk duhet t’i kishin ofruar hyrjen në vend 34-vjeçarit, pa qenë i vaksinuar.

Gjokoviq ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme të flasë publikisht për statusin e tij të vaksinimit dhe ka kritikuar bërjen e tyre me detyrim.