Bota e futbollit është tronditur në ndeshjen e tretë të këtij Kampionati Europian, kur mesfushori danez, Kristian Eriksen, ka humbur ndjenjat në fushë.






Për fat Eriksen pas disa minutash i ka hapur sytë dhe është dërguar në spital. Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe gjendja e tij do të monitorohet minutë pas minute.
