SHBA-të janë tronditur nga zbulimet rreth çështjes së profilit të Jeffrey Epstein. Të premten, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi mijëra faqe me foto dhe prova që lidhen me të dënuarin për krime të rënda Jeffrey Epstein duke përfshirë foto të Bill Clinton me Ghislaine Maxwell dhe personazhe të tjerë të famshëm. Fotot e tregojnë Clinton në një pishinë, dhe në njërën prej tyre, ai është me Maxwell.

Pas publikimit të fotove, Bill Clinton lëshoi një deklaratë të fortë, duke deklaruar se veprimet e administratës Trump nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e tij, por me fshehjen e fakteve të tjera që mund të zbulohen në të ardhmen.

Zëdhënësi theksoi se ka një ndryshim midis atyre që i ndërprenë lidhjet me Epstein kur u zbuluan krimet e tij dhe atyre që vazhduan të mbanin kontakt me të.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një pjesë të redaktuar rëndë të përmbajtjes së dosjes Epstein, të dokumenteve të shumëpritura që lidhen me hetimet ndaj autorit të ndjerë të krimeve seksuale Jeffrey Epstein. Publikimi më i fundit përmban foto të ambienteve të brendshme të shtëpive të Epstein, udhëtimeve të tij jashtë shtetit dhe personazheve të famshëm. Megjithatë, redaktimet e gjera janë kritikuar nga demokratët për shkelje të ligjit të transparencës, por departamenti i drejtësisë thotë se ka “gabuar në anën e redaktimit për të mbrojtur viktimat”.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, shfaqet në disa fotografi, përfshirë disa në një pishinë. Ai është parë me njerëz, përfshirë Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtoren e dënuar të Epstein, e cila po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual
Mick Jagger: Vokalisti i Rolling Stones është fotografuar me Bill Clinton dhe një grua, fytyra e së cilës është e redaktuar.
Michael Jackson: Ai shihet edhe me Bill Clinton.
Andrew Mountbatten-Windsor: Një foto e tregon ish-princin britanik të shtrirë mbi pesë vajza, fytyrat e të cilave janë të redaktuara, me Maxwell pas tyre.
Peter Mandelson: Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA është fotografuar me Epstein dhe një tortë të madhe ditëlindjeje. Mandelson ka thënë vazhdimisht se i vjen keq për marrëdhënien e tij me Epstein.
Maxwell shfaqet në shumë fotografi, përfshirë një ku ajo qëndron përpara selisë së kryeministrit britanik.
Në faqen që përmban dosjet, Departamenti ka vendosur një njoftim që sqaron se, “duke marrë parasysh afatin e caktuar nga Kongresi, janë bërë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të shqyrtuar dhe redaktuar informacionin personal në lidhje me viktimat dhe individë të tjerë privatë, si dhe për të mbrojtur materialet e ndjeshme nga zbulimi.
Megjithatë, për shkak të vëllimit të informacionit të përfshirë, kjo faqe interneti mund të përmbajë ende informacione që përfshijnë pa dashje informacione personale jo-publike ose përmbajtje të tjera të ndjeshme, duke përfshirë çështje me përmbajtje seksuale eksplicite”.
