Fotografia e shtatzënës së plagosur në Ukrainë fiton çmimin e vitit

TË FUNDIT

Fotografia e një gruaje shtatzënë në qytetin ukrainas të Mariupolit, e cila shihet duke u larguar nga materniteti, për shkak të sulmeve ruse, është shpallur fotografia më e mirë e vitit në gjithë botën.

Në fotografinë e realizuar nga fotografi i agjencisë Associated Press, Evgeniy Maloletka, Iryna Kalinina, 32-vjeçare, shihet duke u bartur nga rrënojat, pas shkatërrimit të spitalit.

Kalinina dhe foshnja e saj kanë vdekur pak kohë pas sulmit.

“Juria beson se kjo fotografi tregon absurditetin e tmerrit të luftës. Ky është një prezantim i saktë i ngjarjeve të vitit, dhe dëshmi se krimet e luftës janë duke u kryer nga forcat ruse kundër civilëve ukrainas”,- ka thënë juria në ceremoninë e ndarjes së çmimit.