Fotogaleri/Bëhet rikonstruimi i lëndës së Naser Eshtrefit

TË FUNDIT

Në Gjorçe Petrov të Shkupit po bëhet rikonstruimi i lëndës gjyqësore për Naser Eshtrefin, pasi paraprakisht Gjykata Supreme shfuqizoi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe solli vendim që rasti të rikualifikohet.

Gjykatës, prokurorë, i akuzuar me avokatin e tij dhe ekspertë të ndryshëm janë në teren dhe bëjnë verifikimin e versioneve të ngjarjeve, si dhe me këtë konstatohet se cili version përputhet me gjendjen faktike, transmeton TV21.

Stimulohet ngjarja, matet koha e ngjarjes, pozitat se ku kanë qenë pjesëmarrësit, por edhe largësia e tyre.

Në rasti që po rikonstruohet, Naser Eshtrefi akuzohet se ka therr me thikë maturantin Angel Petrovski në vitin 2014-të. Petrovski më pas ka ndërruar jetë, dhe Eshtrefi u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim.

Mbrojta është e bindur, se vrasja nuk është me paramendim dhe prandaj ka kërkuar rikualifikim të rast.

Rasti kishte ngjallur protesta të shumta në Shkup, ndërkaq në Lagjen Petrov shumë dyqane të shqiptarëve u vandalizuan për një kohë të gjatë./TV21

Ju sjellim fotogaleri nga rikonstruimi që po bëhet në Gjorge Petrov.