Një vrasje ka ndodhur sot në Çair.
Siç mëson TV21 nga burime në MPB, vrasja ka ndodhur sot në orën 09:12.
“Më 01.09.2021 në ora 09.12 është denoncuar se në lagjen Fushë Tophane, afër pompës së benzinës është gjuajtur ndaj E.B. i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen plotë të rastit”, thonë nga MPb, transmeton TV21.
Më tej thuhet se në afërsi të vendit të vrasjes ka auto shkollë.

