Ekipet e TV21 janë në teren duke ndjekur zhvillimin e procesit të votimit të parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare i cili zhvillohet me një protokoll të veçantë shëndetësor.
Sot në territorin e Maqedonisë së Veriut votojnë personat e prekur nga virusi korona dhe personat që janë në vetizolim.
716 persona që janë regjistruar në KSHZ do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. Personat e prekur nga Covid-19 dhe të vetizoluarit votojnë në shtëpinë e tyre.
Procesi zgjedhor ka filluar në ora 09 të mengjesit dhe do të zgjasë deri në ora 21:00.
