FOTO: Policë që bllokojnë hyrjen / Dita e dytë e tensioneve në Higjienën Komunale

TË FUNDIT

Punëtorët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga qëllimi i tyre – të protestojnë për kolegët, të cilët siç thonë për bindje partiake nuk u janë vazhduar kontratat e punës në Higjienën Komunale, transmeton TV21.

Por, as drejtoresha nuk ka ndalur presionin. Sipas të punësuarve ajo mbrëmë kundër vullnetit të tyre, ka ftuar në ndërrim të natës disa nga të punësuarit të tyre, të cilët që dy ditë janë duke bojkotuar punën, në shenjë revolte pasi 200 punëtor të këtij institucioni shtetëror rrezikojnë të mbeten pa punë.

Bojkotuesit janë mbledhur dje në vendin e punës për të shprehur revoltën, por janë penguar nga Policia.

TV21 ka kërkuar qëndrim nga Ministria e Punëve të Brendshme, por ende pa përgjigje.