FOTO/Pas Matkës edhe Vodno mbushet me mbeturina

TË FUNDIT

Temperaturat e larta dhe fundjava e zgjatur bëri që një numër i madh i qytetarëve të frekuentojnë vendet turistike në periferi të Shkupit.

Por, kjo lëvizje e qytetarëve nxori në pah një problem – mbushjen e vendeve turistike me mbeturina.

Paraprakisht njoftuam për një pasqyrë të shëmtuar në Matkë, tani pamje të ngjashme shohim edhe në Vodno.

Qytetarët në ulëset ku kanë qëndruar, kanë lënë mbeturinat dhe shishet nga lëngjet me të cilat u freskuan.

Shijuan hijen e drurëve të Vodnos, por se vranë mendjen për të mos e ndotur mjedisin jetësor, transmeton TV21.