(FOTO) Konfiskohet pushkë automatike, arrestohen 3 persona

TË FUNDIT

Nëpunës policorë nga Departamenti i policisë kriminalistike – Sektori për tregti të palejueshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme dhe SPB Shkup – Njësia për tregti të palejueshme me drogë dhe armë, pas informatave operative të marra paraprakisht dhe urdhrit nga gjykata, kryen bastisje në shtëpinë e XH.L.(63). Gjatë bastisjes është gjetur pushkë automatike e prodhimit kinez, karikator për pushkë automatike dhe 40 plumba të kalibrit 7,62 mm.

Gjatë bastisjes, S.L.(28) ka tentuar ta hedhë pushkën jashtë shtëpisë, por është vërejtur nga nëpunësit policorë. XH.L., S.L. si dhe H.L.(35) janë marrë në stacionin policor dhe në prokurorinë kompetente do të parashtrohet padi penale për vepër të kryer penale sipas nenit 396 të Kodit Penal.