Prishtina, klubi më i trofeshëm në Kosovë, e cila me nga dy seanca stërvitore në ditë po përgatitet për sezonin e ri futbollistik në Kosovë, nën urdhërat e Miler Josës ka sjellë disa lojtarë të huaj që po testohet.
Ndër futbollistët që është sjellë është edhe braziliani Davi Ferrari, i cili si i ri në grupmosha ka pasur një karrierë të bujshme.
Si futbollist, Ferrari ka luajtur për klubet si Fluminense dhe Flamengo, po është tubuar edhe nga komëtarja e shpresave të Brazilit.
Ai luan në pozitën e mesfushorit dhe vendimi për të pritet të merret së shpejti, njëjtë si për futbollistët tjerë që janë marrë në prova.
Braziliani tek klubi nga krye-qyteti ka ardhur me rekomandimin e menaxherit Ben Ademi.

